Mediat rreth nesh
Fundjavë Kulturore Shqiptare me 17 dhe 18 nentor në Basel, e larmishme dhe emocionuese…
“Fundjavë Kulturore Shqiptare” në Basel”18/19 nëntor, e larmishme dhe emocionuese (me shume nga prointegra)
“Fundjavë Kulturore Shqiptare” në Basel” 18/19 nëntor, e larmishme dhe emocionuese (me shume nga botasot.info)
Roli i ABSM në sektorë të ndryshëm në Kosovë, me fokus të veçantë në arsim (me shume nga albinfo.ch)
Vepra e akademik Shyqri Nimanit, pjesë e “Fundjavës Kulturore Shqiptare”(me shume nga albinfo.ch)
Kandidatët shqiptarë tregojnë “çfarë nuk ka ecur” në zgjedhjet federale të Zvicrës (me shume nga albinfo)
Një “Fundjavë Kulturore Shqiptare” me Stefan Çapalikun dhe me frymë Shkodre (me shume nga albinfo.ch)
ABSM: Përmbyllja e kurseve 2022-2023 bashkon shqiptarë, zviceranë, ukrainas
Kliko ne linkun me poshte per me shume:
Veprimtari e larmishme, emocionuese dhe mbresëlënëse nga ABSM, Basel (me shume nga koha.net)
ABSM: Përmbyllja e kurseve 2022-2023 bashkon shqiptarë, zviceranë, ukrainas (me shume nga prointegra)
Menjë veprimtari të pasur kulturore u shënua përmbyllja e kurseve 2022-2023 të ABSM (me shume nga albinfo.ch)
ABSM: Përmbyllja e kurseve 2022-2023 bashkon shqiptarë, zviceranë, ukrainas (me shume nga gjakovapress fq:18/19)
Mbahet konferencë shkencore në 25 vjetorin e “ABSM” dhe ” Lidhjes Shqiptare në Botë” në Basel
Kliko linkun me poshte per me shume:
Sprovë për përgjigje shkencore “Sfidave të Botës shqiptare në mileniumin e ri” (më shume nga albinfo.ch)
Mbahet konferencë shkencore në 25-vjetorin e ‘Lidhjes Shqiptare në Botë dhe ABSM’ në Basel(më shume nga kallxo.com)
Anëtari i Komitetit Mbeshtetës të “GjakovaBasel” artisti Shyqri Nimani, promovon librin ” 78 ditë bombardime të NATO-S”.
Në 14 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës promovohet libri ” 78 ditë bombardime të NATO-S” i autorit Shyqri Nimani, njëherit kaligrafistit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Nimani në këtë vepër ka rihapur arkivat e mediave britanike, për t’i bërë bashkë krejt raportimet. Kjo vepër vjen si rezultat i punës disavjeqare në përmbledhjen e artikujve te gazetave britanike që mbuluan 78 ditë bombardimet e NATO-S në luftën e Kosovës.
Kliko në foto për më shumë:
Shoqata “GjakovaBasel” dhe shoqata e intelektualëve ” Jakova”
organizuan Akademi Solemne kushtuar 28 nëntorit dhe
veprimtarit Ibrahim Fehmiu.
Kliko për më shumë:
Figura atdhetare e Ibrahim Fehmiut, frymëzim per gjeneratat (më shumë, nga albinfo.ch)
Akademi Solemne kushtuar 28 nëntorit dhe mësuesit të popullit, intelektualit të kohës, veprimatrit dhe atdhetarit Ibrahim Fehmiu. (më shumë, nga prointegra.ch )
Akademi Solemne kushtuar 28 nëntorit dhe mësuesit të popullit, intelektualit të kohës, veprimatrit dhe atdhetarit Ibrahim Fehmiu. ( më shumë, nga GjakovaPress, faqe 4, 5)
Shoqata “GjakovaBasel” dhe shoqata e intelektualëve ” Jakova”
organizuan Akademi Mirënjohjeje për Shyqri Nimanin,
artistin unik në fushën e arteve krijuese me nje opus multidisiplinar.
Kliko për më shumë:
Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin (më shumë, nga Rtv21)
Akademi Mirënjohjeje (më shumë, nga Rtk )
Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artistin unik në fushën e arteve krijuese me një opus multidisiplinar (më shumë, nga prointegra.ch)
U nderua Shyqri Nimani në 80 vjetorin e lindjes dhe 60 vjetorin e krijimtarisë (më shumë, nga albinfo.ch)
Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artistin unik në fushën e arteve krijuese me nje opus multidisiplinar (më shumë, nga botasot.info)
Akademi Mirënjoheje për Nimanin, Artisti unik në fushën e arteve krijuese (më shumë, nga Rtk live)
Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artistin unik në fushën e arteve krijuese me nje opus multidisiplinar. (më shumë, nga GjakovaPress, faqe 10, 11).
ABSM ne Basel dhe Gjakovë perkujton Pjeter Rodiqin
http://gjakovapress.info/gjakovapress-numer-139/ faqe :24/25
Trajnim dhe arsimim të mëtutjeshëm në ABSM
ABSM ofron praktikë interesante në këtë fushë:
Migrimi – integrimi
Koncerti festiv i vitit të ri 2020
ANSAMBLI MUZIKOR I KOMUNËS SË GJAKOVËS – VLERA TË LARTA ARTISTIKE
Ansambli Muzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, shfaqi Koncertin tradicional Festiv të Vitit të Ri 2020. Për mbi një orë program orkestra simfonike e përbërë prej 45 anëtarëve, solli para adhuruesve të muzikës, në Pallatin e Kulturës, në sallën e mbushur, ritme të popullarizuara të muzikës artistike. Koncerti filloi e mbaroi nën ritmet e veprës së G. Bizet “Carmen Overtura” dhe me duartrokitjet e ngrohta që morën artistët në skenë. Nën dirigjimin e Pëllumb Vulës, kjo orkestër solli para artdashësve pjesë nga muzika vieneze e fundvitit, ndërkohë që pjesë e kësaj mbrëmje muzikore ishte edhe kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”.
U interpretuan 12 vepra muzikore mes të cilave edhe ritme të muzikës pop dhe rock, përkatësisht hite të këngëtarëve të njohur botëror.
I impresionuar nga pritja e publikut, dirigjenti Pëllumb Vula, pasi ka falënderuar komunën e Gjakovës, tha se për këtë koncert përgatitjet kanë filluar para 6 muajve, duke angazhuar instrumentist, rreth 80 % nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”.
“Faleminderit Komunës së Gjakovës për mbështetjen, faleminderit Kryetarit Ardian Gjini, nën patronatin e të cilit u realizua ky koncert!
Faleminderit Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova“ Gjakovë dhe korit të sajë nën udhëheqjen e drejtorit Kastriot Sada për bashkëpunimin e shkëlqyer!
Falenderim dy asistenteve të cilat ndihmuan në prapaskenë dhe në organizim Etnika Beqrama, Jeta Gërqari! Faleminderit punëtorëve të pallatit të kulturës “Asim Vokshi“! Një falënderim i veçantë për publikun e jashtëzakonshëm të Gjakovës të cilët janë mbështetje e madhe për ne!”, ka thënë Vula.
ABSM, një qendër që nuk mund të anashkalohet, kur flitet për integrimin në regjionin e Bazelit
Njëzet e dy vite më parë ishte themeluar ABS që ishte konceptuar si këshillimore për shqiptarët në Zvicër, pai që ishte koha kur numri më i madh i refugjatëve këtu vinin nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare. Vetëm tri vite më pas ABS kishte fituar çmimin për integrim në nivel të Kantonit të Bazelit. Dhe, shef i ekzekutivit të kantonit atëbotë ka qenë Dr. Hans-Martin Tschudi, me emrin e të cilit lidhen shumë punë me vlerë rreth integrimit të të huajve dhe në veçanti të shqiptarëve, në Basel.
Dr. Hans-Martin Tschudi
Tschudi, i cili prej kohësh nuk mban më këtë post, gjeti kohë që të vinte në manifestimin përmbyllës të vitit shkollor 2018-2019 të qendrës që sot quhet ABSM. Këshillimorja e dikurshme e vogël, tashmë është rritur dhe zhvilluar dukshëm. Ajo ka ndryshuar dhe emrin, është bërë “Ausbildungs- und Beratungsstelle für Migrantinnen und Migranten” ( Qendër Këshillimore dhe Trajnuese për Migrantet dhe Migrantët) ose shkurt: ABSM, duke reflektuar kështu zgjerimin e fushëveprimtarisë së saj ndër vite.
Duke marrë fjalën para një numri të madh të frekuentuesve të kësaj shkolle, familjarëve dhe miqve të tyre, Tschudi përkujtoi me nostalgji kohën e themelimit të ABS. Ai me këtë rast nënvizoi se themelimi i saj dhe pastaj ndarja e çmimit për të, ishte një tregues për vlerën e shtuar që ka sjellë kjo qendër në drejtim të integrimit të të huajve.
“Sot, 20 vite më vonë, është e pamundur të mos përmendet ABSM, kur flitet për jetën shoqërore në Kantonin Baselstadt. ABSM paraqet sot një institucion të madh dhe të rëndësishëm, i cili është rritur gjatë mbi 20 viteve të ekzistimit të vet”, ka thënë veç tjerash z. Tschudi.
Ai ka nënvizuar disa herë gjatë fjalës së tij së tij spontane, rëndësinë e patjetërsueshme të njohjes së gjuhës së vendit për të huajt që vijnë të jetojnë në Zvicër. “Edhe unë nëse do të shkoja për të jetuar diku jashtë, puna e parë që duhet të bëja do të ishte mësimi i gjuhës së vendit. Kjo është gjëja më elementare për të kuptuar realitetin në vend dhe për t`u integruar aty. Prandaj kontributi i ABSM-së si qendër që ofron kryesisht kurse për mësimin e gjuhës gjermane është më se i rëndësishëm në drejtim të integrimit të të huajve në Bazel dhe në Zvicër, ka thënë veç tjerash z. Tschudi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Nazmi Jakurti, anëtar i bordittë ABSM ua ka uruar absolventëve diplomimin në kurset e ndjekura, duke i përgëzuar për rezultatet dhe angazhimin e treguar. Ai ka përshëndetur me këtë rast edhe partnerët e ABSM-së, fondacione, organizata ose qendra këshillimore nga qyteti dhe regjioni i Bazelit, që së bashku kanë mundësuar punën e suksesshme të saj ndër vite.
Jakurti ka rikujtuar se ABSM është themeluar para 22 vitesh falë angazhimit të palodhshëm të Skender Nikoliqit dhe një grupi të vogël miqsh dhe mbështetësish, fillimisht si ABS (Këshillimore Shqiptare). Bëhej fjalë asokohe në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit që kishin ardhur në Zvicër të ndjekur nga dhuna në vendet e tyre të prejardhjes.
Anëtari i Bordit të ABSM ka sjellë në kujtesë të të pranishmëve edhe specifikat e qytetit të Bazelit në qasje me të huajt, gjegjësisht rolin e tij prijës në politikat e integrimit që ka Bazeli në nivel të Zvicrës. “Të gjithë të porsaardhurit stimulohen të mësojnë gjermanishten dhe të integrohen në shoqërinë e këtushme. Ndërsa ABSM si një qendër profesionale për integrim merr përgjegjësitë e saj me motivacion të lartë. Ajo ofron prej tashmë një viti, kursin e gjermanishtes dhe të integrimit për të posaardhurit, një kurs prej 80 orësh, që u mundëson të huajve të radhur rishtas në Bazel të fitojnë një kupon gratis me të cilin ndjekin kursin në fjalë.
Edhe themeluesi dhe kryetari i ABSM, Skender Nikoliqi u është drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i përgëzuar kursistët për ndjekjen e kurseve dhe për suksesin e treguar. Ai po ashtu ka përshëndetur ish kreun e Qeverisë së Kantonit të Bazelit, z. Tschudi, për praninë e tij në aktivitet. Nikoliqi ka falënderuar edhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kantonit të Bazelit, që kishin nderuar takimin me pjesëmarrjen e tyre.
Vlerësimi i kursistëve për kurset e kryera të gjermanishtes është bërë me një ceremoni të përgatitur mirë nga organizatori. Fillimisht janë ngjitur në skenë kursistët që janë dalluar për vijim më të rregullt të kursit, të cilëve, për zellin e treguar, u është ndarë nga një kupon me vlerë dhe u është dhuruar nga një lule. Pas tyre, në radhë kanë qenë kursistët që kanë treguar rezultatet më të mira në kurset e ndjekura të gjuhës gjermane. Ish kreu i Qeverisë së Kantonit të Bazelit, Tschudi dhe kryetari i ABSM-së, Skender Nikoliqi, i kanë përgëzuar dhe shpërblyer ata po ashtu me nga një kupon me vlerë dhe një trëndafile.
Për “kolonën muzikore” të aktivitetit është kujdesur trioja e udhëhequr nga saksofonisti i njohur shqiptar në Bazel, Arsim Leka. Ky grup i vogël muzikor në përbërje të të cilit ishin edhe Martin Wyss dhe Lucio Marelli, ka interpretuar me mjeshtëri një numër melodishë instrumentale të frymëzuara kryesisht nga folklori shqiptar.
Edukatoret që bëjnë përkudesjen e fëmijëve të pjesëmarrëseve të kurseve, po ashtu kanë prezantuar një pikë të vogël muzikore së bashku me fëmijët.
Mbrëmja është përmbyllur me një apero të pasur, të ofruar nga restoranti “L`Esprit” ku është mbajtur aktiviteti dhe me ushqime të sjella nga vetë ndjekësit e kurseve. Gjatë aperos, shoqërimin muzikor me instrumentet e tyre e kanë bërë Veronica dhe Regula.
Larushia e ushqimeve të ofruara në këtë apero pasqyronte edhe përbërjen e larmishme të kursistëve: ata/ato vinin nga vende të ndryshme të botës dhe po fillojnë një jetë të re, të integruar, në Bazel, në Zvicër. Këtë po e bëjnë sigurisht edhe me ndihmesën shumë të çmuar të ABSM-së.
Në ABSM mund të regjistroheni edhe gjatë verës
ABSM ofron kurse të gjermanishtes nga niveli A1 deri në B2. Po ashtu në programin e saj ABSM ka edhe kurset e ashtuquajtura “Willkommen” si dhe kurset speciale për nënat. Të gjitha kurset mund të vizitohen në kohë të ndryshme: si paradite, pasdite dhe në mbrëmje.
Karakteristikë e ofertës së ABSM është se ajo u mundëson nënave me fëmijë të vegjël përkujdesje fëmijët e tyre gjatë kohëzgjatjessë kurseve. Për fëmijët, përkujdesen tri edukatore të certifikuara për gjermanishten parashkolore.
Gjithashtu ABSM ofron programin njëvjçar për fëmijët para shkollimit parashkollor “Kindergarten”. Ky program quhet Obligatorium “Frühe Deutschförderung” dhe ështe dy deri katër herë në javë gratis për fëmijët e moshës 3 deri 4 vjeçare.
Viti i ri shkollor me këto oferta fillon nga mesi i gushtit ndërsa të interesuarit për të regjistruar ndonjërin nga kurset mund të kontaktojnë sekretariatin e ABSM gjatë gjithë kohës, pasi që ai funksionon edhe gjatë pushimeve verore.
ABSM, një qendër që nuk mund të anashkalohet, kur flitet për integrimin në regjionin e Bazelit
Up With people në Gjakovë
Një mbrëmje e paharrueshme me Çun Lajçin dhe Bubulinën e tij
Takime të frytshme mes një delegacioni të Gjakovës dhe kantoneve të Baselit:
Vizitë e frytshme e një delegacioni të OCDE-së në ABSM, në Bazel
ABSM përmbyll me sukses vitin shkollor 2017/2018
ABSM në Bazel, një adresë e respektuar nga të huajt dhe vendasit – Link
02.07.2016 Ballina / Aktualitete / ABSM-ja, vatër shkollimi emigrantësh me përkatësi të ndryshme
ABSM-ja, vatër shkollimi emigrantësh me përkatësi të ndryshme
Kjo qendër për arsimim e këshillim me seli në Bazel (që zhvillon veprimtari edhe në Kosovë), e që drejtohet nga Skender Nikoliqi, për afro dy dekada ka ndihmuar qindra shqiptarë me të migruar në Zvicër
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Qendra për Arsimim dhe Këshillim (ABSM), me seli në Bazel të Zvicrës dhe me angazhim dhe veprimtari edhe në Kosovë, kryesisht në Komunën e Gjakovës, këto ditë, në kuadër të përfundimit të vitit shkollor mbajti ceremoninë e saj tradicionale të përfundimit të kurseve, projekteve dhe programeve për vitin 2015-2016, me që rast u bë edhe dorëzimi i certifikatave gjegjëse.
Në këtë manifestim, mbajtur në Bazel, shin të pranishëm edhe drejtues dhe anëtarë të Bordit; përfaqësues nga institucione kantonale dhe vendore në Basel, nga kompani dhe OJQ partnere, e tjerë. Në vijim pjesëmarrësit ndoqën një program të zgjedhur muzikor, përgatitur nga profesori i muzikës Christian Cabernard dhe nxënës të klasës së tij.
Më pastaj në emër të Bordit të ABSM-së të gjithë të pranishmit i përshëndeti me një fjalë tejet përmbajtëse, anëtari i kryesisë së Bordit, magjistri shkencave juridike, Nazmi Jakurti. Në fillim z. Jakurti e ktheu kujtesën 19 vite më parë, kur u krijua ABS-ja, falë inisiativës, përkushtimit dhe përpjekjeve këmbëngulëse të një grupi të gjerë të miqve dhe mbështetësve, të kryesuar nga zoti Skender Nikoliqi, e tjerë. ABSM-ja u bë gjithnjë e më shumë, nga viti në vit, një qendër humanitare dhe shkollimi, shprese dhe mundësish për mijëra njerëz nga vende, gjuhë, kultura, mentalitete dhe tradita të ndryshme të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, të përfshirë nga luftërat civile dhe me shtete fqinj.
Në vijim, folësi, u shpreh se drejtuesit dhe anëtarët e Bordit të ABSM-së, si dhe të gjithë specialistët dhe mësimdhënësit e angazhuar prej saj, kanë të drejtë të ndjehen krenarë dhe të lumtur. Ata i kanë ndihmuar mijëra njerëz me kurset e organizuara për t’u bërë të aftë në punë dhe në jetë, për t’u integruar sa më shpejt dhe më shumë në Zvicër dhe në vende të tjera, për një jetë në paqe, siguri, mirëqeni e dinjitet.
Kursistë me prejardhje nga 57 shtete
Tani mund të flasim shkurtimisht me gjuhën e shifrave dhe të fakteve. Kështu, për vitin arsimor 2015-2016, ndoqën kurset për gjuhën gjermane dhe integrimin 573 vetë nga 57 vende apo shtete të ndryshme të botës. Edhe këtë vit kursantët nga Kosova ishin më të shumtë, duke u radhitur në vendin e parë për pjesëmarrje. Çerdhen dhe kopshtin pranë ABSM e frekuentuan 121 fëmijë nga mosha 1 -7 vjeç. Kursantët që përfunduan kurset u nderuan me certifikata, me nga një tufë me lule dhe me duartrokitje . 13 pjesëmarrës të kurseve u nderuan me certifikatë edhe për pjesëmarrjen më të rregullt, nga 85-100 % të ditëve të zhvillimit të kurseve. Mes tyre janë edhe kursantët me origjinë nga trevat shqiptare, Liridona Veliu, Gent Osmani, Donjeta Krasniqi, Puntorie Ademi, Yllka Nushi, Astrit Kolgeci, Fexhrije Latifi, e tj. Rezultatet pozitive që u arritën në kurset e sezonit 2015-2016 evidentojnë edhe punën me përkushtim dhe cilësi nga udhëheqësit e kurseve, Dominique Carbernard, Arijanita Muça, Jan Eberhardt. Gerry Hubacher, Remco Fischer,etj.
Kosovarja përfituese e certifikatën zvicerane për fëmijë
Një përgëzim i veçantë u adresua për Igballe Salihun me origjinë nga Kosova, drejtuese e grupit të lojërave dhe të përkujdesjes për fëmijë. Në bazë të shkollimit të saj pranë ABSM-së ajo mori certifikatën zvicerane të aftësisë për fëmijët që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe u vlerësua për angazhimin, përkushtimin dhe dashurinë e sinqertë ndaj fëmijëve.
Sipas traditës tashmë 19 vjeçare, ambiciet dhe projektet e drejtuesve të ABSM-së dhe të të gjithë ekipit të angazhuar prej saj, janë edhe më të shumta.
Kurse gjuhe e muzike
Nga mesi i muajit gusht 2016 do të fillojnë kurset e reja, të gjuhës gjermane, Aspecta, Konkret, Takimi und „Deutsch Willkommen“, në nivelet gjuhësore A1 – B2. Ndërsa nga janari 2017, nën drejtimin e mësuesit të njohur të muzikës, Arsim Leka, do të zhvillohet kursi i ri për muzikë, i cili ndihmon edhe pasurimin e njohurive dhe të aftësive për gjuhën dhe kulturën gjermane. Ky kurs do të jetë njëherë në javë, kryesisht për fëmijët e kopshteve dhe të klasave të para. Në të fëmijët mund të këndojnë dhe luajnë me instrumente të ndryshme. Pas pushimeve verore, më 21 gusht 2016, në kompleksin sportiv Schützenmatte do të organizohet veprimtaria tradicionale „Sporti flet një gjuhë“, e shquar për program të larmishëm dhe për pjesëmarrje masive, edhe nga fushat e artit, sporteve, politikës, e tj.
«Takimi», një kurs i gjuhës gjermane për nënat shqiptare
Me këtë rast u përmend se «Takimi» është një kurs i gjuhës gjermane dhe i integrimi për gra shqipfolëse me përkujdesje të fëmijëve. Kursi ofrohet për gra me ose pa fëmijë, të cilat kanë ardhur në Zvicër në moshë madhore përmes martesës apo bashkimit familjar dhe si pasojë e situatës familjare, si gra shtëpiake dhe nëna nuk kanë pasur mundësi të kenë kontakte me mjedisin gjermanofolës apo të mësojnë gjuhën gjermane.
Ky kurs ju ka mundësuar femrave shqiptare që të mësojnë më shumë për jetën e vendit ku jetojnë. Në mbyllje të kësaj
veprimtarie organizatorët dhe i ekipi ABSM kishte përgatitur një aperitiv të pasur dhe të shijshëm. Duhet theksuar fakti se disa pjesëmarrës në kurse dhe studentë, kishin sjellë specialitete nga kuzhinat tradicionale të vendeve të tyre të origjinës.
Në përmbyllje do theksuar se Qendra për Arsimim dhe Këshillim të emigrantëve e Bazelit, që daton nga viti 1997 e që drejtohet nga Skender Nikoliqi, deri më tash ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në shkollimin dhe integrimin e shqiptarëve. ( Ca pamje nga aktiviteti i mbajtur në Bazel)
Nga Rexhep Rifati 1.07.2016