Njoftime për media

JAVA KULTURORE SHQIPTARE

PROGRAMI:

01 Tetor

16:00-22:00

EKSPOZIT

19:00 – 22:00

  • Hapja e javës së kulturës shqiptare
  • Hapja e ekspozitës
  • Prezantimi i artistëve shqiptarë (Adem Dërmaku & Rromir Imami)
  • Apéro

02 Tetor

10:00-22:00

EKSPOZIT

19:00 – 20:30

  • Debat me mysafir të ftuar:(në gjuhën gjermane)
  • Historia dhe aktualiteti i shqiptarëve në Zvicër.

20:30 – 22:00

  •  Programi muzikor:
  • (Rafael Lishi-Akkordeon & Ahmet Ujkashi-Klarinette)

03 Tetor

10:00-22:00

EKSPOZIT

16:00 – 16:30

  • Info: shkolla shqipe (LAPSH)

16:30 – 18:00

  • Prezantimi i librave të autorëve shqiptar në Zvicër
  • Poezi nga poetët:

(Shaip Beqiri, Shkumbin Gashi & Bujar Salihu)

07 Tetor

20:00-22:00

EKSPOZIT

20:00 – 22:00

  • Lexim nga libri “Bürde & Segen” (Shqipe Sylejmani)
  • Debat me mysafir të ftuar: (në gjuhën gjermane) “Secondos”, çka pastaj?

22:00 – 23:00

Programi muzikor (Gjyli, Iliri & Samiri)

Java Kulturore Shqiptare eshte e organizuar nga Kuvendi i Shqiptarëve ne Zvicërr.

Filmi “Zgjoi” nga Kosova – fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance

“Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: filmi më i mirë, regjisorja më e mirë si dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit.

Regjisorja Blerta Basholli, në një videomesazh gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të festivalit, që këtë vit u zhvillua online për shkak të pandemisë, falënderoi zonjën Fahrije Hoti, një grua e ve nga Krusha e Madhe, jeta e së cilës ishte frymëzimi i saj për filmin.

Regjisorja Basholli në një bisedë me Zërin e Amerikës, tha se tha se ky është një lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për ekipin që ka punuar në film por në përgjithësi për kinematografinë e Kosovës.

“Në Kosovë prodhohen filma të jashtëzakonshëm, ata filma po udhëtojnë secili në festivale të mëdha dhe pa çmime nuk po kthehen, kështu që mendoj që edhe ky sukses i fundit do ta ketë një ndikim të mirë në kuptimin edhe të rritjes së buxhetit edhe të zhvillimit të industrisë sepse potenciali është, vetëm na duhet një katalizator që ta shtyjmë përpara dhe të zhvillohemi tutje”, tha ajo.

Filmi “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale zvicerane për Kulturë FOC dhe Cineforom, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi në Shqipëri.

“Zgjoi” pritet të vazhdojë rrugëtimin nëpër festivale evropiane ndërkaq në fund të këtij viti pritet që filmi të shfaqet edhe nëpër kinematë e Kosovës.

Burimi: https://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-sundance/5763336.html

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila përfundon vizitën në Bazel

Takime të suksesshme në Zvicër të delegacionit nga Kosova

Nga data 21 deri 25.06.2014 një delegacion nga Komuna e Gjakovës, i kryesuar nga kryetarja, Mimoza Kusari-Lila, zhvilloi vizita dhe takime pune në Kantonin e Bazelit,  me ftesë të  ABSM dhe të Shoqatës GjakovaBasel.  Në mbrëmjen e ditës së parë të kësaj vizite, delegacioni nga Kosova mori pjesë edhe në shfaqjen e  Operas RIGOLETO të Guiseppe Verdit,  në Shtëpinë e Operas dhe Baletit në Cyrih, ku një nga  rolet kryesore, të Dukës së Mantovës, e interpretoi tenori i mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgu. Mbas shfaqjes Znj. Mimoza Kusari-Lila dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit si drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Sporte z. Meriton Ferizi, patën një takim të shkurtër me artistin shqiptar me famë ndërkombëtare. Ata e përgëzuan artistin e madh shqiptar për shfaqjen e dhënë dhe për arritjet tjera të tij në fushën e  operas, duke nderuar kështu vazhdimisht, emrin e vet dhe të kombit të tij.

Më 22 qershor Kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe anëtarët e tjerë të delegacionit ishin të pranishëm në ceremoninë solemne të hapjes së turneut tradicional sportiv me temën „Edhe sporti flet një gjuhë”- i 12-ti me rradhë, i organizuar nga ABSM, Qendra për arsimim dhe këshillim të migrantëve, në bashkëpunim me Klubin futbollistik „DARDANIA“.

Më 23 qershor delegacioni nga Kosova e filloi axhendën e  ngjeshur në ora 8:30, me  takimin me drejtues të lartë të Çështjeve Presidenciale e të Departamentit të Zhvillimit Urban të Kantonit të Bazelit. Në paraqitjen  e shkurtër  nga Znj Mimoza Kusari-Lila , si dhe më pas gjatë shkëmbimit të ideve në fjalimet e Zëvendës Shefit të Departamentit Peter Gautschi,  të Nicole Jacobs, Shefe e Departamentit  të Diversitetit dhe Integrimit, u trajtuan të gjitha fushat për të realizuar dhe institucionalizuar një bashkëpunim të përhershëm dhe konkret mes Gjakovës dhe Bazelit, por edhe shumë çështje dhe sfida të përbashkëta.

Në vijim delegacioni nga Gjakova zhvilloi një takim të përzemërt e të frytshëm me Kryetarin e Kuvendit të Kantonit Basel-Stadt, Christiann Egeler. Në fillim të takimit z.Egeler u bëri mysafirëve një paraqitje të shkurtër rreth sistemit politik, ndërveprimit dhe kompetencave të Konfederatës, kantoneve dhe komunave, duke iu referuar konkretisht modelit dhe përvojës së Kantonit të Bazelit. Pas një prezantimi stimulues e të pasur me fakte dhe referenca interesante mbi Gjakovën dhe Kosovën  nga ana e Kryetares së Komunës znj. Kusari-Lila, delegacioni vizitoi sallën me vlera të pasura historike dhe aktuale  të Bashkisë së qytetit. Edhe gjatë takimit me z.Egeler temat kryesore ishin tërheqja e investimeve zvicerane në Gjakovë e rrethinat e saj, zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit dhe i shkëmbimeve në të gjitha fushat me interes reciprok.

Në kohën e drekës delegacioni nga Kosova u takua me kordinatoren e azilkërkuesve për Kantonin e Bazelit, znj. Renata Gojmann.

Në vijim delegacioni nga Gjakova zhvilloi një takim të përzemërt e të frytshëm me Kryetarin e Kuvendit të Kantonit Basel-Stadt, Christiann Egeler. Në fillim të takimit z.Egeler u bëri mysafirëve një paraqitje të shkurtër rreth sistemit politik, ndërveprimit dhe kompetencave të Konfederatës, kantoneve dhe komunave, duke iu referuar konkretisht modelit dhe përvojës së Kantonit të Bazelit. Pas një prezantimi stimulues e të pasur me fakte dhe referenca interesante mbi Gjakovën dhe Kosovën  nga ana e Kryetares të Komunës, Znj Kusari, delegacioni  vizitoi sallën me vlera të pasura historike dhe aktuale  të Bashkisë së qytetit.Edhe gjatë takimit me z.Egeler temat kryesore ishin tërheqja e investimeve zvicerane në Gjakovë e rrethinat e saj, zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit dhe i shkëmbimeve në të gjitha fushat me interes reciprok.

Kryetarja e Gjakoves Mimoza Kusari – Lila dhe Kryetari i parlamentit te Baselit Christiann Egeler

Christiann Egeler, Skender Nikoliqi, Mimoza Kusari – Lila, Georg Fankhauser

Rexhep Rifati, Mimoza Kusari – Lila, Christiann Egeler, Skender Nikoloqi, Georg Fankhauser, Meriton Ferizi

Në ora 19.00 delegacioni nga Kosova u takua me Këshilltarin Qeveritar Dr Hans-Peter Wessels, Shef i Departamentit të Ndërtimit dhe Transportit. Pas prezantimit të informacioneve rreth hapësirave dhe mundësive për bashkëpunim në këto dy fusha u shkëmbyen dokumente dhe botime rreth drejtimeve me  të cilat komuna e Gjakovës është e interesuar për shkëmbimin e përvojave dhe të mbështetjes në nivel teknik, organizativ dhe financiar.

Dr.Wessels përgëzoi themeluesit e Bashkësisë GjakovaBasel, të cilët, sipas tij, po  promovojnë dhe zgjerojnë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis Gjakovës dhe Bazelit për vite. Ai mbështeti idenë e  projekteve  konkrete, me shanse dhe mundësi zbatimi, sepse kështu binjakëzimi  mes Gjakovës dhe Bazelit nuk mbetet  formal e në letër, por bëhet konkret dhe me interes për të dy palët. Gjithashtu gjatë bisedës me Dr. Wessels  në fokus ishin edhe çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, të pastërtisë dhe sipërfaqeve të gjelbra të qytetit, me grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave,  me rrjetin e kanalizimeve, me ruajtjen e monumenteve dhe të vlerave historike, me përdorimin e ndërtesave historike dhe të hapësirave të tjera publike në pronësi të sektorit publik e privat. Znj. Mimoza Kusari -Lila e inkurajuar nga gatishmëria për mbështetje nga ana e Dr. Wessels i premtoi atij se do t’i dërgonin shpejt një listë të detajuar me nevojat konkrete.

Delegacioni nga Gjakova pati takime edhe me bashkatdhetarë kosovarë, që jetojnë dhe punojnë  në Bazel të Zvicrës. Gjithashtu, ai bëri vizita në disa objekte kulturore dhe muze në këtë  qytet dhe kanton,  siç janë  Katedralja  e Bazelit, Muzeu i Qytetit, Akademia e Muzikës dhe Kampusi i Akademisë së Muzikës së Xhazit, Teatri Komunal, etj.

Për më shumë:    Albinfo   :   Botasot   :   GazetaExpress   :   RajoniPress

www.absm.ch

www.gjakovabasel.com

Basel, 25.6.2014

GjakovaBasel ndërton “ura“!

Iniciativa e formuar këto ditë synon promovimin e njohjeve  të përbashkëta, të bashkëpunimit reciprok dhe ndërkufitar me projekte, kontakte dhe veprimtari të  vazhdueshme dhe të efektshme mes njerëzve dhe institucioneve, me fokus rajonal qytetet si Gjakova, në Kosovë, dhe Baseli, në Zvicër. Kjo iniciativë synon që raportet dhe veprimaritë dypalëshe të kenë shtrirje në të gjitha fushat e kulturës, ekonomisë, shoqërisë civile dhe ndërveprimit social, duke ofruar dhe ndërmjetësuar informacione dhe kontakte si dhe duke inkurajuar dhe realizuar projekte të reja.

Shoqata i shërben objektivit të përgjithshëm, zgjerimit dhe forcimit të  miqësisë dhe të raporteve të shumanshme mes Kosovës dhe Zvicrës. Kjo lidhje e ky bashkëpunim  do të bazohet në  kërkesat dhe përvojat konkrete e pozitive të shumë njerëzve të dy vendeve, sipas principit : Njohja — Bashkëpunimi – Miqësia.

GjakovaBasel u themelua në maj 2014 në Zvicër si shoqatë me seli në Basel dhe në të njejtën kohë u regjistrua si një OJQ me të njëjtin emër në Gjakovë, Kosovë.

Themelues dhe antarë të shoqatës janë: Georg Fankhauser, Malush Tullumi, Dorothea Fankhauser, Nazmi Jakurti, Hana Byci, Skender Nikoliqi, Lekë Zherka.

Zyra dhe kontakti në Gjakovë : Jakova Innovation Centre, zyra nr. 3
Të interesuarit mund të gjejnë informata më të hollësishmë në: www.gjakovabasel.com

Kontakti në Kosovë: 

Malush Tullumi, kryetar 044-237-244
Hana Byci, nenkryetare, 049-846-721

Kontakti në Zvicër:      

Georg Fankhauser, kryetar, +41 79 959 65 58
Nazmi Jakurti, nenkryetar, tel +41 79 278 20 65

Email:

info@gjakovabasel.com

22 Maj 2014